TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit shqiptar njofton se ka marrë pjesë në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptarësh, që vepronin në fushën e tregtisë të lëndëve narkotike.
Sipas policisë shqiptare, pas bashkëpunimit me policinë britanike, janë arrestuar disa persona, ndërsa mes tyre së fundmi edhe dy shqiptarë. Operacioni zgjati për disa muaj, ndërsa janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antikanabis.
Operacioni u zhvillua në Angli nga Derbyshire Police në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë shqiptare. Operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, 23 dhe 25 vjeç, si dhe procedohet pronari i banesës që ua kishte dhënë banesat me qira dy të rinjve. Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2019, nga Derbyshire Police janë vënë në pranga edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi bimësh narkotike që kultivoheshin me llamba në ambiente të mbyllura. Çatitë e shtëpive i kishin veshur me materiale qe nuk e përçojnë nxehtësinë, me qëllim që të mos identifikoheshin nga Policia, gjatë monitorimeve me dron me sensor për nxehtësinë
Prej muajit korrik të vitit 2019, Derbyshire Police i ka kërkuar Policisë shqiptare asistencë dhe informacion lidhur me një grup të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa) që vepronte në Cresëell dhe Cloëne. Policia e Shtetit u angazhua me seriozitet dhe profesionalizëm duke kryer një sërë verimesh hetimore dhe gjithë informacioni i grumbulluar iu vu në dispozicion kolegëve të Derbyshire Police.
Falë seriozitetit dhe punës hetimore për personat e implikuar, të bërë nga Drejtoria Hetimore Qëndrore ne Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe duke ruajtur në maksimum sekretin e hetimit, u bë i mundur finalizimi i operacionit nga kolegët e Derbyshire Police dhe së fundmi u arrestuan në flagrancë, në pronat në Cloëne dhe Cresëell, shtetasit:
Daniel Cela, 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi, 25 vjeç, nga Shqipëria. Një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa u gjetën në adresat e mësipërme dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe pronari i banesave që ua kishte dhënë me qira banesat dy shtetaseve të mësipërm, konkretisht 64-vjeçari nga Leicesteri.
Krerët e Derbyshire Poice, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Policisë shqiptare kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel ndërkombëtar, me synim goditjen e kriminalitetit dhe për të rritur sigurinë e komunitetit.
Ky operacion tregon qartë profesionalizmin dhe besueshmërinë e partnerëve tek Policia e Shtetit, si dhe vendosmërinë për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar.