AKTUALITET, 26 Dhjetor 2019, 17:44

“Duam drejtësi, Vangjush Dako në qeli”- Aktivistët e nismës Thurje “zbukurojnë” pemën e Krishtlindjes në Durrës me…

Aktivistët e nismës "Thurje" kanë shpalosur një banderolë të madhe përpara pemës së Krishtlindjeve në qytetin e Durrësit, duke kërkuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dakos.

“Duam drejtësi, Vangjush Dako në qeli”, shkruhet në pankartë, ndërsa më tej thuhet se “Aktivistët tanë e dekoruan sot ashtu siç duhet pemën e Durrësit”.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka shpallur person “non grata” Dakon dhe familjen e tij, duke e akuzuar atë si të përfshirë në afera korruptive.

Ndërkohë, pas tërmetit dramatik të 26 nëntorit, që dëmtoi ndërtesa të shumta në qytetin e Durrësit, i akuzua edhe firma e ndërtimit të vëllezërve Dako për mungesën e cilësisë së betonit.