TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas largimit të Bernardo Silvas, i cili u transferua te Real Madridi gjatë verës, Mançester Siti ka filluar kërkimin për një kapiten të ri me të paktën katër emra në listën e trajnerit Enco Mareska: Rodri, i cili megjithatë mund të shitet te Barcelona, Ruben Diash, Fill Foden dhe Erling Haland.
Ndryshimi i drejtimit në lidhje me zgjedhjen e kapitenit dhe rregulli i Mareskës
Ndryshe nga Guardiola, i cili ia la vendimin të gjithë ekipit, trajneri i ri italian do ta marrë vendimin personalisht, me një rregull specifik të trashëguar nga përvojat e tij të mëparshme “Si te Leistër ashtu edhe te Çelsi, kisha një rregull. Kur shënonim një gol, kapiteni duhej të vinte në stol, jo për të festuar, por për të marrë udhëzime. Megjithatë, nëse kapiteni shënon, është normale që ai të festojë.”
Një rregull që padyshim do ta bënte të vështirë dhënien e shiritit të kapitenit Haland duke pasur parasysh mesataren e tij të shënimit, siç nënvizoi edhe vetë Mareska: “Nëse Erling është kapiten, atëherë mund të kemi një problem.”
Sipas mediave britanike, favoriti për të mbajtur shiritin e kapitenit mund të jetë mbrojtësi Ruben Diash, megjithëse kundër Arsenalit në Community Shield shiriti i kapitenit mund t’i shkojë Foden duke qenë se ai është lojtari më me përvojë i Sitit dhe është i etur të marrë më shumë përgjegjësi.