TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar sot një video propagandistike, me një përmbledhje të zyrtarëve shqiptarë, që kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut.
Aty thuhet se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë (afro gjysma e te testuarve) janë shkarkuar, për shkak se nuk justikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit.
Por ndërsa i thurren lavde spastrimit të të korruptuarve në dokumentar mbeten të errëta arsyet se përse vendi ka mbetur pa Gjykatë të Lartë e cila duhet të shqyrtojë aktualisht deri në 32 mijë dosje dhe Gjykatë Kushtetuese që duhet të shqyrtojë 72 çështje.
Të gjithë të intervistuarit që flasin shprehen me nota pozitive dhe përpos një sinkroni të presidentit Meta nuk ka asnjë zë që shpreh qoftë edhe dyshimin më të vogël për difektet e asaj që po ndodh.
Në këtë pikpamje këtij dokumentari të mbështetur nga Ambasada Amerikane do ia kishin zili edhe prodhimet ruse të kohës së Brezhnjevit./Lapsi.al/