AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 19:25

VIDEO/ Rudina Hajdari e nis sesionin me “perlën” e radhës, ja lapsusi që bëri gjatë fjalimit: Ne do vijojmë të…

VIDEO/ Rudina Hajdari e nis sesionin me “perlën” e radhës,

Deputetja Rudina Hajdari, edhe këtë sesion të ri parlamentar duket se nuk i kanë munguar emocionet, të cilat e kanë bërë që gjatë fjalimit të ketë probleme në artikulim.

Ndërsa ishte duke bërë premtime për shqiptarët, dhe njoftoi se ajo së bashku me grupin e saj do të nisin takimet qytet më qytet me banorët, për të qenë më afër problematikave të tyre, ka bërë një lapsus që i ka ndryshuar rrjedhën logjike të fjalimit.

“Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ajo, ndërsa vijoi më tej me deklaratën e saj, pa e kuptuar ç’kishte thënë.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/424254798197343/