LIFESTYLE, 29 Qershor 2018, 09:13

Festë e çmendur në autobus! Një ditë para dasmës Afërdita e djeg fare dhe sa seksi qenka bërë!

Sot është dita e madhe për këngëtaren bukuroshe Afërdita Dreshaj, e cila do të martohet me të dashurin e saj, hokeististin çek, Jakub Kindl.

Pak orë para ceremonisë, bukuroshja shqiptare dhe miqtë e saj, kanë marrë një autobus me qira për të udhëtuar dhe për të festuar natën e fundit si beqarë.

Miq dhe familjarë tashmë kanë mbërritur në Miami aty ku do të mbahet dasma madhështore.

Shoqëruesja e nderit do të jetë motra e Afërditës, Jehona, ndërsa shoqëruesi i dhëndrit do të jetë vëllai i Jakub-it, Denisi, i cili ka një ngjashmëri të paparë me të.

Festa ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe Afërdita është kujdesur që të informojë fansat për çdo moment pikant, si kërcimi i modeles Xhesika Berberi në tubin e autobusit.

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/35568396_242507533012045_4084653659966765102_n.mp4"][/video]

[video width="480" height="854" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/35578229_190457441616032_385573477947292923_n.mp4"][/video]

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/35623430_2171379739812747_7147414188348765599_n.mp4"][/video]