TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu prej vitesh bashkëjeton me partneren e tij franceze, Charlotte Lazzari me të cilën ka edhe një vajzë me emrin Lea. Ata nuk e kishin kurorëzuar dashurinë e tyre shumë vjeçare me martesë, por me sa duket dje ka qenë dita e tyre e madhe.
Kledi Kadiu dhe partnerja e tij Charlotte i kanë dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore të organizuar buzë liqenit të Braçanos. Në dasmën e tyre ishin të ftuar shumë emra të njohur nga fusha e artit, politikës, medias, sportit etj., si Anbeta Toromani, Dorian Grori, balerina italiane Rosella Brescia, Ilir Shaqiri etj.
Ka qenë Ilir Shaqiri ai që ka publikuar në profilin e tij në Instagram disa foto nga ceremonia madhështore e mikut të tij.
Në një video të postuar nga Iliri në Instastory arrijmë të dallojmë në një moment edhe nusen, e cila duket shumë elegante e veshur me një fustan të bardhë sirenë teksa është duke përshëndetur të ftuarit.
[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/36194956_1144108852393678_7886760653803635578_n.mp4"][/video]