TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse keni sy blu, konsiderojeni veten me fat. Që në lindje. Sytë blu janë vërtet të rrallë dhe kjo është e padiskutueshme. Nisur nga ky shkak, ekzistojnë shumë mite për njerëzit me sy blu. Njerëzit me sy blu janë më atraktivë, kanë fuqi supernatyrale, kanë marrëdhënie më intensive me femrat, kanë një stil jetese më të shëndetshëm, jetojnë më gjatë e shumë cilësi të tjera që, ndoshta njerëzit me sytë kafë nuk i kanë. Ka edhe shumë njerëz të famshëm që kanë sy blu dhe një pjesë e vogël e tyre janë meshkuj… shumë të bukur.
Në grupin e këtyre të fundit, me një përjashtim të vogël (nuk është personazh publik), është edhe bashkëshorti i Alketa Vejsiut. “Sytë e tij. Aty filloi gjithçka…” – tregon producentja për tërheqjen e parë fizike me të. Më vonë, ngjyra e syve të tij u trashëgua edhe te fëmijët dhe për këtë, Alketa është shumë e lumtur.
Me rezerva, por duke zbuluar disa sekrete të vogla, këtë të shtunë në “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, Alketa foli edhe për bashkëshortin dhe sekretin e lidhjes së tyre të gjatë.
Pas syve, me të cilët u dashurua në fillim, Alketa zbuloi tek ai edhe të tjera cilësi me të cilat do të lidhej edhe më fort, por Vlorës, origjinës së bashkëshortit, ia ka marrë një çun të bukur: “Them që i kam marrë një nga çunat më kingë Vlorës…”, – thotë me kranari.
Veten, Alketa e konsideron me fat edhe sa i përket njeriut të zgjedhur të jetës: “Jam me fat, sepse është një lidhje që ka kompatibilitet, ka mirëkuptim, ka respekt. Një dashuri është respekt. Për mua është respekti, pastaj është dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe pasion, por nuk ka respekt, është e destinuar të shpërbëhet. Kështu që këto funskionojnë të gjitha, për fat të mire, dhe na japin ne mundësinë që t’u japim fëmijëve një model të mirë. Sepse thuaj sa të duash teori, po s’qe modeli praktik…”
Bashkëshorti, edhe pse është jashtë jetës publike, është një mbështetje shumë e madhe për Alketën: “Për çdo gjë. Ai mendon që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu siç duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Ne të dy jemi një skuadër e mirë”, – tha Alketa dhe pas kësaj, nuk ka më nevojë për të tjera komente. Gjithçka i reflektohet në punën e përditshme apo edhe në jetën televizive.
“Është gjithçka për mua dashuria në jetë, është ekuilibri më i madh. Edhe lëkura shkëlqen ndryshe në mëngjes kur fle dhe zgjohesh i lumtur. Kështu që me këtë fjali, mendoj që i kam thënë të gjitha…”