LIFESTYLE, 19 Maj 2018, 11:43

“I çmendur” pas saj: Noizy uron natën e mirë me foton e një femre

Noizy është një prej reperave më të njohur dhe më aktiv në vendin tonë, por ai prej kohësh ka zbuluar se ka një fiksim për këngetaren e famshme, Rihanna.

Herë pas here reperi i ka lënë asaj komente në fotot e postuara në Instagram ku i shkruante me humor “Nuse”,”Ta tregoj qejfin kur të vish në shtëpi” etj.

Por natën e mbrëmshme ai  ka postuar një foto të këngëtares në Instagarm duke i’u uruar “Natën e mirë”.

Ndërkohë Noizy po punon për albumin e tij, në të cilin do të marrin pjesë edhe këngëtarë e repera të njohur.

https://www.instagram.com/p/Bi8D2DtFBLM/?taken-by=zinizin