LIFESTYLE, 19 Maj 2018, 12:10

Kërcim erotic mes vajzash në DWTS! Plas debati mes jurisë dhe Aulona Mustës

Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Dancing with the stars” i është dedikuar kërcimeve të guximshëm, frymëzuar nga filmat e ndaluar. Gazetarja Aulona Musta si dhe balerina Isida kanë përformuar një kërcim erotik, duke i lënë të gjithë me gojë hapur, duke kërcyer mbi tub, shkruan “Xing.al”.

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/32444588_878440402327968_2706974314867766381_n.mp4"][/video]

Mirëpo, Aulona nuk e ka mirëpritur mirë vlerësimin e anëtarit të jurisë Alfred Kaçinari. Sipas Aulonës, ajo meriton të vlerësohet me 10-të, pasi Alfredi nuk e ka vlerësuar asnjëherë me notën maksimale.

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/32444593_395273420950850_9034889002003394520_n.mp4"][/video]

Në debat, ndërhyri edhe Juli, i cili i tha Aulonës se nuk do ta vlerësojë me notë të mirë sot sepse ai është kundër këtij kërcimi sensual midis dy femrave. Sakaq, Aulona theksoi se nuk është ky mesazhi që duhet të jepte.