LIFESTYLE, 19 Maj 2018, 10:23

Majlinda Bregu feston sot ditëlindjen, por e bija i zbulon një foto para 23 vitesh

Ndërsa, ende nuk i ka ikur shija e mirë që i la posti politik që për herë të parë u fitua nga një shqiptare, ai i Sekretares së Përgjithshme të Bashkëpunimit Rajonal për Evropën Juglindore, sot është një tjetër ditë e shënuar në jetën e saj. Për Majlinda Bregun, politikanen e njohur dhe të suksesshme, nëse ka një gjë që nuk njeh kompromis është pikërisht mosha, e cila në fakt nuk tradhton asnjëherë.

Ka qenë pikërisht e bija, Kejda e cila i ka zbuluar sekretin të ëmës! Përmes një postimi në instastory, ajo ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t'i uruar sot ditëlindjen asaj, duke nxjerrë nga arkivat familjare, një foto të vjetër, e cila i përket 23 viteve të shkuara. Sërish, dita e lindjes së Majlindës, e festuar në shtëpi, në ambientin e ngrohtë familjar, me gatime të shijshme, dhe me një tryezë që duket e shtruar plot përmes fotos, ndërsa portreti i qeshur Majlindës është ai që bie menjëherë në sy.

Por, siç duket mosha e saj nuk është më një sekret, sepse atë e gjen lehtësisht edhe nga kërkimet në internet. Sot, Majlinda Bregu sipas llogarive tona mbush plot 44 vjeç! Urimi i parë i së bijës, ia ka zbukuruar këtë mëngjes politikanes së njohur, por duhet të presim ende sepse dita sapo ka nisur... Urimet, dhuratat dhe surprizat në adresë të saj duhet të jenë të shumta, doemos!