LIFESTYLE, 19 Maj 2018, 13:07

Publikohet biseda mes Rezartës dhe Xhensilës, del në dritë një super surprizë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, por për të gjithë fansat e saj duket se ka rezervuar një surprizë.

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka nxjerrë sekretin e saj, duke publikuar një bisedë mes tyre.

Pritet që pasditen e sotme Xhensila Myrtezaj të publikojë një këngë të re. Të paktën këtë të bën të mendosh postimi i Rezartës.

Të presim se për çfarë surprize bëhet fjalë.