AKTUALITET, 19 Maj 2018, 21:10

Albpetrol sqaron furnizimin e "Bolv Oil", por mbetet enigmë se ku përfundon kjo naftë bruto

Albpetrol sqaron furnizimin e "Bolv Oil", por mbetet enigmë se ku

Zëdhënësi i Albpetrol, Ened Janina, reagoi për lajmin e publikuar në Tpz.al se kompania "Bolv Oil" furnizohet me naftë bruto duke ngritur dyshime se kjo mund të rihidhet në treg. Janina u shpreh se Albpetrol sh.a shet naftën bruto sipas kontratës që ka lidhur me fituesin e ankandit, kompaninë "Izvori 99".

"Kjo kompani tërheq naftën bruto sipas grafikut të paracaktuar në pikat e miratuara të shitjes, të cilat fuksionojnë edhe si magazina doganore. Ndër mjetet që tërheq naftën bruto kompania "Izvori 99" janë edhe autobotet e kompanisë Bolv oil. Shitja e naftës nga Albpetrol sh.a kryhet konform kontratës dhe ligjeve të shtetit shqiptar." - thuhet në reagimin e zëdhënësit Ened Janina, dërguar në Tpz.al.

Por Albpetrol, nuk sqaroi se ku shkon kjo naftë bruto, a hidhet për konsum në tregun shqiptar apo del jashtë për tu përpunuar.

Tpz.al nuk dyshon tek vërtetësia e mbushjes së autoboteve të Bolv Oil, por tek destinacioni final se ku shkon kjo naftë e papërpunuar. Pra, a qarkullon në pikat e karburantit, naftë bruto?/TPZ.AL/

Më poshtë video e furnizimit të autoboteve të Bolv Oil, tek Albpetrol:

https://www.youtube.com/watch?v=sFRQ8chK9a0