AKTUALITET, 19 Maj 2018, 17:50

Gjithçka që nuk duhet humbur nga lamtumira e Buffonit në Torino (Fotot)

Ndeshja e fundit e edicionit 2017/18 nuk ishte vetëm një mundësi për ta festuar titullin e shtatë më radhë në Serie A dhe Kupën e Italisë për herë të katërt më radhë por edhe dita e fundit për Buffonin. Portieri legjendar i dha lamtumirën Juves pas plot 17 vjeteve. Ai nuk ka vendosur ende nëse do t’i varë dorezat apo të luajë për ndonjë klub tjetër.

Buffon luajti për 63 minuta para se të zëvendësohej. Pasi përshëndeti lojtarët në fushë ai minutat e mbetura të ndeshjes i kaloi duke e përshëndetur një pjesë të tifozëve. Gianluigi Buffon i dha lamtumirën Juventusit me një fitore prej 2-1 ndaj skuadrës tashmë të rënë nga Serie A, Hellas Verona të shtunën.