AKTUALITET, 13 Mars 2021, 13:00

Akuzohet për vrasjen e Behar Sofisë, RENEA çon 24-vjeçarin te vendi i krimit, pritet të ndërtojë gjithë skemën

RENEA ka “blinduar” këtë mesditë zonën e Lanës, në Tiranë, ku u ekzekutua biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia.

Janë publikuar pamjet ku shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë, nën masa të rrepta sigurie është çuar te vendi i krimit edhe ekzekutorin e dyshuar , 24-vjeçarin Ernejt Shyti, i cili pritet të ndërtojë gjithë skemën e vrasjes që tronditi kryeqytetin.

Ai po iu tregon forcave RENEA konkretisht në terren se ku ka qëndruar dhe si ka vepruar.

Ai ka thënë se e ka hedhur në Lumin e Lanës armën e krimit dhe për këtë arsye forcat e RENEA-s po kryejnë kërkime brenda lumit.