TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka është takuar me pronarët e disa tokave në Zallher, që denoncuan Bashkinë Tiranë për tentativën e grabitjes së tyre përmes firmave të ndërtimit.
“Jemi 6 pronarë të këtij trualli dhe një ditë erdhën dhe na thanë që do ta marrim, pa na komunikuar asgjë zyrtarisht dhe pa na dhënë asnjë dokument shpronësimi. Erdhi firma e ndërtimit dhe na tha se do të ndërtonte, sepse e kishte çuar bashkia dhe sigurisht që nuk e lejova” – deklaron pranari i truallit, duke tregua dokumentat e pronës së tij.
Ai i tregoi Nokës, letrat që i ka shkruar Erion Veliajt, prej të cilit nuk ka marrë asnjë përgjigje. As nga e-Albania, ku e ka orientuar kryeministri, nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Unë nuk e di se kush po ma merr tokën. Nesër do të vijë firma, sepse më kanë thënë që do të vijnë me policinë. Këta janë pushtues!” – shprehet qytetari.
Noka u shpreh se “Erion Veliaj mendon se duke qenë disi larg Tiranës, kjo vjedhje nuk mund të bëhet publike, por ne jemi këtu për të denonuar publikisht këtë grabitje që u bëhet qytetarëve nga Rilindja. Kjo do të marrë fund më 25 prill, sepse ti je qytetar i këtij vendi dhe shteti e ka për detyrë të të mbrojë” , u shpreh Noka.