AKTUALITET, 8 September 2026, 12:11

Vlorë/ Sherr në ‘beach bar’ në zonën e Lungomares, konfliktohen fizikisht disa persona, ndërhyn policia. Një në kërkim

Një konflikt midis disa personave ka ndodhur pak momente më parë në një 'beach bar' në zonën e Lungomares.

Mendohet se arsyeja e konfliktit ka qenë banale. Policia e Vlorës pas telefonatës është ngritur në alarm duke mbërritur në zonën e Ujit të Ftohtë.

Sherri ka degjeneruar në konflikt fizik mes palëve. Si rrjedhojë e konflikt ka patur vetëm lëndime të lehta teksa personat e përfshirë.

Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të një prej shtetasve të përfshirë në këtë konflikt si dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.