AKTUALITET, 8 September 2026, 11:36

Tubim pasdite/ “Ju jeni Kryesia e turpit”, protestuesit mblidhen para Kryesisë së Kuvendit

Një grup i vogël protestuesish janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, teksa po ka nisur Konferenca e Kryetarëve.

Protestuesit thirrën “Ju jeni Kryesia e turpit”!

Ata bëjnë thirrje që të protestohet masivisht pasdite para Kuvendit, gjatë kohës që do të mbahet seanca plenare e parë e këtij sesioni.

“Turp, parlamenti i krimit” dëgjohen ata, teksa u kërkojnë deputetëve të jenë dinjitozë.

Për të ruajtur rendin dhe sigurinë, policia ka ndërhyrë dhe i ka spostuar nga godina.