AKTUALITET, 17 Korrik 2019, 20:34

Aksioni për kuponin tatimor, Rama ‘mburret’ me bizneset që mbyllen (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook fotot të tjera të bizneseve të bllokuara nga Tatimet në kuadër të aksioneve kundër informalitetit.

“Stop informalitetit. Keqardhje për këta njerëz që vazhdojnë avazin e vjetër të shmangies së detyrimeve ndaj shtetit dhe e paguajnë kaq shtrenjtë pasojën e shkeljes së ligjit”, shkruan kreu i qeverisë.