AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 10:55

Zjarri në Sazan/ Karamuço: Predhat rrezikojnë jetën e ushtarëve dhe vullnetarëve, Shqipëria nuk ka helikopterë!

Zjarri në Sazan/ Karamuço: Predhat rrezikojnë jetën e

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, duke folur në MCN Live e konsideroi të lartë rrezikun nga predhat në ishullin e Sazanit, që prej tre ditësh është pushtuar nga flakët.

Ndërsa komentoi një nga predhat që janë prezente në ishull, Karamuço tha se ajo ka një rreze prej 100 metrash dhe mund të rrezikojë jetën e ushtarëve dhe vullnetarëve.

Karamuço ngriti pyetjen se kush e ka vendosur zjarrin në orën 08:00 të darkës, ndërkohë që turisti i fundit në ishull ka qenë në 5:00 të pasdites.

“Dje gjatë shuarjve të flakëve kam parë që shumë persona po heqin predha nga zonat e nxehta. Nuk e di a është bërë një demilitarizim të ishullit.

Duhet të merren në konsideratë. Është nevojë e madhe për helikopterët me hidrantë, sepse është nevojë e madhe që ato të mos përhapen nga erërat që priten pasditen e sotme. Zjarret kanë filluar pardje, ndërkohë që turisti i fundit është në orën 5:00 pasdite. Kush ka hyrë në orën 8:00 të darkës dhe ka vendosur zjarre? Aty në orën 8:00 nuk ka njeri. Janë zjarre të qëllimshme.

Ky ishull e para s’ka barinj, e dyta s’ka ujë. Duhet të marrësh ujë me cisterna, sepse s’ka ujë. Mendohet që do të marrë ujë nga Uji i Ftohtë në Vlorë, për turizëm. Informacioni ka dalë ditën e parë, informacion zyrtar nga MB, që zjarri ka filluar nga ora 8:00 në darkë. Mjete ajrore nuk kemi. Sot helikopterët i kemi sa në Poloni, sa në Itali, sa në remont.

Nuk e di pse s’ka Shqipëria sot mjete për shuarjen e zjarrit! Kjo duhet të jetë transparenca më e madhe. Situata edhe për shkak të pamjes që ju keni publikuar, që janë pamjet e një predhe, mund të përbëjë rrezik për efektivët e ushtrisë dhe vullnetarët. Predha ka rreze prej 100 metrash,”-deklaroi Karamuço.