AKTUALITET, 28 Korrik 2024, 11:12

Zjarri në fushën e mbetjeve, qytetarët protestë tek Bashkia Vlorë: Duam turizëm, jo torturizëm

Zjarri në fushën e mbetjeve, qytetarët protestë tek Bashkia

Vijon prej disa ditësh të jetë aktivë zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Situata sa vjen dhe përkeqësohet ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe pushuesve duke qenë edhe periudha e sezonit turistik. 

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa sot para bashkisë së Vlorës është zhvilluar një protestë me pankarta të vendosura në hyrje të institucionit. 

Në pankarta shkruhen mesazhe të ndryshme, si: "Duam turizëm jo torturizëm", "Jo djegies", "Dua t'i rris fëmijët në Vlorë, mos e digjni të ardhmen e tyre".