AKTUALITET, 27 Korrik 2024, 20:47

Ndryshimet në Kod, Lisandër Hoxha: Fitore për PD, Basha politikan sfungjer

Ndryshimet në Kod, Lisandër Hoxha: Fitore për PD, Basha politikan

“Jam pro listave të hapura, pro votës së lirë, por ne kemi marrë më të mirën e mundshme nga ajo që u ofrua. Ka një tentativë nga njerëzit e Sorosit për të relativizuar gjithçka që po ndodh në Shqipëri. Këtu nuk ka pasur asnjë pazar, për interesin publik, PD hyri në komision dhe vendosi veton. Ai që ka humbur nga këto ndryshime është pikërisht Edi Rama”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Qëndrimin e mbajtur nga Lulzim Basha, Hoxha e konsideroi si qëndrimin e një politikani sfungjer. “Bashën po e përdor Sorosi, shikoni propozimet që ka bërë, ai është një politikan kameleon”, tha Hoxha.

Në vijim, ai tha se me shumë gjasa vendi do të shkojë në zgjedhje me një qeveri teknike.

“Lojën e drejton Sali Berisha, Edi Rama nuk e ka punën mirë me drejtësinë. PD është gati për fitore. Mos e gjykoni PD mbi rezultatet e 2021 kur ishte Lulzim Basha kryetar, mos harroni që në zgjedhjet vendore ka marrë mbi 500 mijë vota pa pasur as logon, as komisionerët, as të drejtën e emrit në fletën e votimit”, shtoi ai.