TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të shtetasit R. G., në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Policia me anë të një njoftim thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, sqaron policia.
Ngjarja ndodhur në orën 03:36 minuta në lagjen “Mark Lula”. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.