TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas lajmit se në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris, u shfaq një flamur shqiptar që ishte imitim kinez.
Zhupa e quan një skandal të Komitetit Olimpik Shqiptar mungesën e seriozitetit për simbolet Kombëtare.
Postimi i Zhupës:
Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çon një flamur skandaloz imitim kinez, duke përdhosur dinjitetin kombëtar dhe simbolet kombëtare.
Mungesa e kujdesit dhe seriozitetit për simbolet kombëtare, për Flamurin Kuq e Zi, është një skandal i Komitetit Olimpik Shqiptar. Turp i madh!
Një moment i tillë duhej vlerësuar dhe kuruar me detaje, por mesa duket kujdesen më shumë që të bëjnë foto krah garuesve kur dalin kampion, edhe të mbajnë fjalime për meritat e qeverisë.
Në drejtim të komisionit të edukimit garantoj që çështja e sportit nuk do jetë më një çështje e harruar, e paprekur, por çështje që do trajtohet me rëndësinë e duhur, për peshën që duhet ketë për rininë dhe për krenarinë kombëtare në garimet ndërkombëtare.