AKTUALITET, 28 Korrik 2024, 08:30

Shpërthim me tritol në një banesë dhe dy makina të djegura gjatë natës në Shkodër

Shpërthim me tritol në një banesë dhe dy makina të

Shkodra është përfshirë sërish nga ngjarje kriminale natën e kaluar. Mësohet se janë djegur dy automjete, teksa katër minuta më pas është regjistruar dhe një shpërthim me tritol në derën e një banese.

Më konkretisht, rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit” janë djegur dy makinat tip “Benz” dhe “BMW” që ishin në pronësi të Erdi Krajës.

Ndërkohë, rreth orës 03:36 i është vendosur një sasie tritoli në derën e banëses shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula”. Raportohet se si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake, burime bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Policia dyshon se tek shpërthimi me tritol mund të kemi të bëjmë me një skemë për të përfituar azil jashtë Shqipërisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.