AKTUALITET, 19 Tetor 2025, 15:23

Zjarri ku ndërruan jetë nënë e bir, fqinji: Jetonin në kushte të vështira

Zjarri ku ndërruan jetë nënë e bir, fqinji: Jetonin në

Zjarri që u përfshiu banesën, u mori jetën nënë e bir në familjen Azisllari në qytetin e Maliqit. Nëna 40-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë, ku më vonë ndërroi jetë edhe djali 14-vjeçar.

Vajza e mitur, 6 vjeçe ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake shkak i zjarrit fatal, dyshohet të jetë bërë soba me dru.

Ndërkohë një nga komshinjtë i familjes Azisllari, Sefer Shkëmbi tha se dy familja jetonte në gjendje të vështirë ekonomike.“Unë jam komshi këtu, fëmijët ishin me autizëm, ndërsa mamaja ishte mirë. Nuk punonte, ishte shtëpiake. Vetëm burri punonte. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Janë dy vëllezër që jetojnë ngjitur, këta sikur ishin më ndryshe nga ekonomia. Nuk e di si ndodhi ngjarja, unë madje sa e dëgjova, nuk e dija që ishte në lagjen time sa e mora vesh dola”, tha Sefer Shkëmbi.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shkaqet e zjarrit kanë ardhur si pasojë e sobës me dru që familja përdorte për ngrohje.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.