AKTUALITET, 18 Tetor 2025, 21:59

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i

Avokati Ulian Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar një prokuror gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe me pseudonimin “Suci”, një emër që përflitet për lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin.

Maksim Lika u ndalua së fundmi në kuadër të një aksioni blic në qytetin e Elbasanit, që kishte në shënjestër elementë të botës së krimit.