TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike tronditi opinionin publik, ku pas një zjarri të rënbë në një banesë në Maliq ka humbur jetën nga asfiksia nëna Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari ndërsa në gjendje të rëndë është edhe fëmija tjetër vetëm 6 vjeç.
Ngjarja tragjike u regjistrua në Maliq, ku një zjarr ka përfshirë një banesë dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy fëmijët e saj u transportuan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, nëna nuk ka mundur t’i shpëtojë flakëve, ndërsa dy fëmijët 14 dhe 6 vjeç morën djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
"Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit."- njoftoi policia.