AKTUALITET, 13 Gusht 2025, 11:19

Zjarret/ Thirrja nga Ministria e Mbrojtjes: Banorët e Nartës e Skënderbegasit në Gramsh dhe të Delvinës të evakuohen urgjentisht!

Zjarret/ Thirrja nga Ministria e Mbrojtjes: Banorët e Nartës e

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë për shkak të situatës së rëndë me zjarret.

Ministria e Mbrojtjes thotë se zjarret po përhapen me shpejtësi.

“THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Zjarret/ Thirrja nga Ministria e Mbrojtjes: Banorët e Nartës e