TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për media ka bërë me dije se është arrestuar në një vend partner, i kërkuari nga drejtësia, Fabio Ballabani.
Ballabani është pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
“Kemi dhe një tjetër, Fabio Ballabani, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, është bërë i mundur ekzekutimi i vendimit në një vend partner. Aktualisht vuan dënimin në një burg. Pra keni boll informacione dhe të dhëna për të shkruar mbi sakrificën e punonjësve të policisë”, tha Rrumbullaku, duke iu drejtuar gazetarëve.