TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një apartament ne katin e 10-të në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan pranë shkollës “Sulë Harri” ka rënë zjarr duke shkaktuar panik te banorët.
Shkak i zjarrit është bërë një defekt në automat. Në momentin e zjarrit në banesë kanë qënë dy persona një i moshuar dhe një grua.
Mbërritja e zjarrfikëses në kohë ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.
Veç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Bashkë me dy mjete të zjarrfikëses në vendngjarje mbërriti dhe policia e cila nisi hetimet për këtë rast.
Duket se shkëndijat elektrike dhe defektet në rrjet janë bërë shkak i djegies së disa banesave në Elbasan.
Kujtojmë se një ditë më parë një banesë u përfshi nga flakët në lagjen Kala.