AKTUALITET, 29 Korrik 2024, 14:32

Zjarr i fuqishëm përfshin masivin e pishave në Gërhot në Gjirokastër, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Zjarr i fuqishëm përfshin masivin e pishave në Gërhot
 

Shpërthen zjarri te masivi i pishave në lagjen Gërhot në Gjirokastër. Zjarrfikësit me mbërritjen në vendngjarje konstatuan vatrën e zjarrit, e cila po përhapej me shpejtësi duke mare drejtimin verior.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se aktualisht është edhe një tjetër vatër zjarri.

Gjithë shërbimi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi, i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion. Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe po kërkohet ndihmë që të vinë edhe forcat vullnetare.