AKTUALITET, 7 Qershor 2023, 22:48

Zhvlerësimi drastik i euros, qeveria shtyn pagesën e kësteve të tatim-fitimit për bizneset eksportuese

Zhvlerësimi drastik i euros, qeveria shtyn pagesën e kësteve
Foto ilustruese

Monedha e përbashkët europiane preku të mërkurën nivelin më të ulët të saj nën 107 lekë. Zhvlerësimi euros përgjatë muajve të fundit ka qenë shqetësimi kryesor për bizneset eksportuese, për shkak të humbjeve të mëdha që u ka shkaktuar.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka vendosur te lehtësojë subjektet që punojnë me kontrata porosie, sç janë ato në industrinë e veshjeve dhe këpucëve, me qëllim amortizimin e pasojave të shkaktuara nga kursi i këmbimit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që shtyn pagesën e kësteve të tatim-fitimit për këto subjekte deri në Mars të vitit 2024, ndërkohë që do të kenë lehtësi edhe sa i takon rimbursimit të TVSH.

E pyetur nga mediat lidhur me emetimin e një eurobondi të ri me vlerë 600 milionë euro, Ministrja pranoi këtë vlerë por theksoi se ende nuk janë mbyllur procedurat, dhe gjithë procesi pritet të përfundojë brenda kësaj jave.