AKTUALITET, 7 Qershor 2023, 20:11

Ndodh edhe kjo! KAS ndërpret papritur seancën: Duhet të lëvizim makinat, po na vendosin gjoba

Ndodh edhe kjo! KAS ndërpret papritur seancën: Duhet të

Ndodh edhe kështu! Ndërsa ishte duke u shqyrtuar ankimimi për kryetarin e ri të Bashkisë së Elbasanit, KAS ndërpreu papritur seancën.

Relatori i çështjes, Ledio Braho tha se duhet të lëvizin makinat sepse po u vendosen gjoba, ndaj kërkoi pesë minuta pushim për të lëvizur automjetet e parkuara.

“Atëherë na duhet ta ndërpresim për pesë minuta seancën, sepse Policia Bashkiake po vendos gjoba në një vend ku nuk vendosen gjobat, kështu që, duhet të lëvizim makinat”, tha Braho.