AKTUALITET, 7 Qershor 2023, 17:11

“U la qëllimisht pas zgjedhjeve”, deputeti i PD ‘zbulon’ prapaskenat: Arrestimi i Dakos i koordinuar mes Ramës, SPAK dhe ish-kryebashkiakut

“U la qëllimisht pas zgjedhjeve”, deputeti i PD

Deputeti i PD-së, Luan Baçi e ka cilësuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako si skenar. Baçi tha se prangosja e Dakos ishte i koordinuar mes kryeministrit Edi Rama, SPAK dhe vetë ish kryebashkiakut.

Për moderatoren Rovena Neziri, deputeti demokrat tha se arrestimi i Dakos u ka qëllimisht pas zgjedhjeve të 14 majit, kjo edhe për shkak të influencës që ai ka në Durrës.

“Është zhvillim pozitiv, i vonuar dhe i koordinuar. Në media flitej prej kohësh për arrestimin e tij. Një koordinim i mirë mes Kryeministrit, SPAK dhe Dakos. Dako një personazh i superpërfolur. Besoj e vutë re komentin e kryeministrit, nuk u shpreh që Dako është një miku im personal. Sot nuk e shpalli më mik.

Rama ka arritur të krijoj grup parlamentar në burgje, me ministra, deputetë. Nuk është ndonjë lajm i madh. Lajm i madh do ishte kur të thirrej Rama në SPAK për aferat korruptive. Arrestimi i Dakos ishte i parapërgatitur, nuk është më anëtar kryesie, nuk mban asnjë pozicion dhe pasi është lënë disa vite në harrese arrestohet se nuk i prish më punë Ramës dhe mazhorancës. E qëllimtë ka qenë pas zgjedhjeve të 14 majit, si një njëri me influencë, ndikimi tij iu desh edhe për zgjedhjet. Dhe pas zgjedhjeve u bë kurbani i radhës.”, tha Baçi.