AKTUALITET, 5 Nëntor 2025, 18:46

Zgjedhjet u anuluan, Rama mbledh në selinë e PS-së shtabin elektoral të Ogerta Manastirliut

Zgjedhjet u anuluan, Rama mbledh në selinë e PS-së shtabin

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste shtabin elektoral të Ogerta Manastirliut. 

Takimi pritet të zhvillohet në orën 18:30, teksa arsyet e zhvillimit të kësaj mbledhje nuk dihen ende. Po ashtu, nuk dihet nëse do të jetë një mbledhje me dyer të mbyllura apo e hapur. 

Kjo mbledhje zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe duke anuluar zgjedhjet në Tiranë. 

Ndërkohë po sot, kryeministri Rama mblodhi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe krerët e komisioneve parlamentare ku në fokus patën projektbuxhetin.