AKTUALITET, 26 Shtator 2024, 11:38

“The Telegraph”: Berisha bëri betejë ligjore në MB, pagoi 400 mijë paund avokatin

“The Telegraph”: Berisha bëri betejë ligjore në MB,

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shpalljes së tij ‘non grata’ nga Britania.

“The Telegraph” shkruan se Berisha ka shpenzuar më shumë se 400 mijë paund për avokatin për të apeluar vendimin. 

"Tashmë përmes dokumenteve në Shqipëri ka dalë se zoti Berisha ka shpenzuar më shumë se 500,000 euro (417,500 paund) duke punësuar avokatë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar çështjen e tij.

Për qëllimin e këtij apelimi në SIAC [Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit] vajza e tij nga llogaria e saj bankare në vitin 2022 ka bërë një pagesë prej 72,000 eurosh. Më pas në vitin 2023 një pagesë prej 250,000 euro dhe pagesa e fundit prej 200,000 eurosh.”, thotë një burim nga Shqipëria për gazetën britanike.