TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka shprehur vlerësim për garën që zhvillohet ditën e sotme për kreun e PD-së dhe për kandidatët Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.
Përmes një interviste në News 24, ku ka komentuar përplasjet e fundit në PD dhe garën për kreun e kësaj partie, Açka është shprehur se gjithçka ka nisur nga mbledhja e Kryesisë në 6 qershor.
Ajo shtoi se aspirata e vazhdueshme e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, që me Berishën mund të bëhej marrëveshje, ndoshta e pengoi atë për t’i parë gjërat me qetësi.
“Ka garë. Do doja të shihja disa kandidatura, megjithatë është garë përderisa ka dy kandidatë, Lulzim Basha dhe një kandidat për të cilin kam respekt shumë të thellë. Në Elbasan kam hasur demokratë që më thanë vetë se kanë votuar Gjergj Hanin. Më vjen mirë që demokratët e kanë kuptuar që secili voton i lirë.
Secili ka të drejtën e tij të ketë mendimin ndryshe dhe ta bëjë publik. Çështja është që e gjitha nis nga mbledhja e 6 qershorit. Një pyetje publike, a është legjitime mbledhja e kryesisë së PD-së e 6 qershorit, ishte e organizuar nga vetë sekretari i përgjithshëm i PD-së. A është kjo mbledhje legjitime? Dhe vendimet e një mbledhje legjitime a janë legjitime? Pastaj kuvendi është rezultat i një mbledhjeje tjetër legjitime.
Di të them që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për herë të parë kam parë demokratë të qeshur. Dhe pata një lloj turpërimi në thonjëza që nuk i kisha takuar. Çfarë bëri lidershipi gjatë 1 viti e gjysmë? Përse e krijoi këtë hendek të madh. Këto këshilla kombëtarë janë vetëm të sforcuara dhe nuk çojnë ujë atje ku duhet të çojnë ujë. A është kjo rruga e duhur. Jemi të detyruar që vendimet e asaj mbrëmjeje t’i respektojmë në emër të demokratëve. Kjo është një gjë e qartë.
Me z. Bardhi kam një njohje edhe më të thelluar se me z. Basha. Kemi bërë bashkë një betejë në Elbasan. Unë e kuptoj që z.Bardhi e njeh më afër partinë, më brenda, problemi është, ndoshta kjo aspiratë e vazhdueshme që me z. Berisha mund të bëhej marrëveshje, kjo ndoshta e pengoi z. Bardhi për t’i parë gjërat me qetësi. Sot në këto kushte PD nuk mund të bashkohet. Atëherë cila është zgjidhja? Ne duhet të lexojmë rezultatin e 14 majit qartë. Është momenti që këto pjesë të forcohen”, tha Açka.