AKTUALITET, 13 Tetor 2025, 17:12

Detaje nga aksioni policor në Elbasan, mes të shoqëruarve edhe biznesmeni Bujar Muça

Detaje nga aksioni policor në Elbasan, mes të shoqëruarve edhe

Biznesmeni Bujar Muça është shoqëruar nga policia pas aksionit të zhvilluar më herët në Elbasan nga autoritetet. Kështu raporton BalkanWeb.

Muça është pronari i kompanisë ‘Delta Group’, ndërsa bashkë me të janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar edhe armë.

Operacioni  i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.