AKTUALITET, 8 Maj 2023, 13:48

Zgjedhjet lokale/ Meta: Fitore absolute 5 me 0 në qarkun e Shkodrës

Zgjedhjet lokale/ Meta: Fitore absolute 5 me 0 në qarkun e Shkodrës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e Shkodrës dhe deputetin Lodovik Hasani, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Pukë, Rrok Dodaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se fitorja 5 me 0 në qarkun e Shkodrës është absolute.

“Bashkë me deputetin e Qarkut Shkodër z.Lodovik Hasani, sot në mbështetje të kryebashkiakut të ardhshëm të Fushë-Arrëzit, z.Hil Curri dhe kryebashkiakut të ardhshëm të Pukës z. Rrok Dodaj.

Drejt Fitores absolute 5 me 0 në Qarkun e Shkodrës.

Bashkë Fitojmë!”, ka shkruar Meta.