AKTUALITET, 10 Mars 2023, 12:18

Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta flet pas takimit me Berishën: Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim

Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta flet pas takimit me Berishën: Të

Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit që ka zhvilluar mesditën e të premtes në selinë blu me ish kryeministrin Sali Berisha.

I pyetur mbi vendimin nëse do të ketë emra të PD në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, Meta tha se “nga Tropoja në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL”.

Meta: Për të çrrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe njëherë e përgjithmonë për të rikthyer llogaridhënien.

PD dhe PL do të dalin në një koalicion së bashku?

Meta: Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kaq, faleminderit.

Do të pranoni kandidatë të PD për këshillat bashkiakë?

Meta: Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Nga Tropoja në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL.

A do të ketë kandidatë nga PD për këshillat bashkiakë?

Meta: Shumica dërrmuese e gjithë këshillave bashkiakë do të jetë e opozitës së bashkuar.