TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta a shkruar se ‘qytetarët e Klosit janë duke pritur me padurim për ndryshimin’. Për Bashkinëe Klosit garon kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha.
Postimi i plotë i Metës:
Fitorja e Bedri Hoxhës si Kryebashkiak i Klosit është vendosur nga i gjithë komuniteti që me padurim pret Ndryshimin.
Vizioni i Bedri Hoxhës, aftësitë e tij të shkëlqyera administruese dhe lidhjet e forta me komunitetin janë garancitë se Klosi do të çlirojë të gjitha potencialet dhe resurset për zhvillim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës.