TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar posterat e Partisë Socialiste me sloganin "Kurrë më mbrapa, vetëm përpara", ku shfaqet Edi Rama duke buzëqeshur dhe portretizohet si e ardhmja, ndërsa Berisha dhe Meta shfaqen bardhë e zi dhe të mërzitur, duke simbolizuar të shkuarën.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta deklaroi se Rama ka "probleme psiqike" dhe prandaj ka vendosur këto postera në të gjithë vendin.
Pjesë nga biseda në studio:
Enton Abilekaj: Kujt i drejtohet zoti Rama me këtë retorikë? Elektoratit socialiste, popullit? Pse e përdor ai? Kë mendon se do të kapë me këtë?
Ilir Meta: I drejtohet problemeve të veta, sepse ka probleme. Ai bën poster në të gjithë vendin, që del vetë duke qeshur dhe vë të tjerët si të mërzitur, me kokën ulur në errësirë, ka probleme psiqike. Tregon abuzimin me pushtetin, e dimë që janë vënë me forcë, janë kundër të gjithë rregullave. Ai ka problemet e veta. Jam këtu në respektin tuaj dhe të qytetarëve. Është mirë që ti lërë këto marrëzi dhe ti nxjerrë kandidatë përballë kandidatëve të koalicionit "Bashkë Fitojmë".