TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët në emisionin "Të Paekspozuarit" kanë ngritur shqetësimin e raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODHIR për zgjedhjet lokale, ku nuk shfaqeshin shqetësime të opozitës për mungesën e komisionerëve, fondeve dhe kohës televizive, ndërkohë që në studio ka qenë i ftuar kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta deklaroi se nuk e ka lexuar fare raportin, por shtoi se nuk ka ndonjë rëndësi, pasi nuk i kanë varur shpresat te raportet.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Doli raporti i ndërmjetëm për zgjedhjet i OSBE/ODHIR. Lexuat ndonjë shqetësim aty? Se me atë raport, duket sikur zgjedhjet po mbahen në Gjermani.
Ilir Meta: Nuk e kam lexuar këtë raport. Ne e dimë ku po mbahen zgjedhjet dhe e dimë se me çfarë standartesh.
Enton Abilekaj: Raporti ishte një gjë e pakuptimë. Nuk e ngrinin problemin se si opozita mbetet pa komisionerë, por ngrinin problemin se si Rama flet për kandidatët e opozitës. Ata nuk e kuptonin vetë se ku ndodhen. Kjo tregon që ndërkohë që kemi deformim serioz dhe skandaloz të zgjedhjeve, ku opozita ka 61 kandidatë por pa numërues në gjysmat e qendrave, kemi edhe vëzhgues që këtë nuk e quajnë fare si problem. Nesër do të nxjerrin raportin dhe në bazë të atij raporti do të urojnë Edi Ramën liderët ndërkombëtarë.
Ilir Meta: Ne nuk po presim raportet, po punojmë për të çuar shqiptarët të votojnë dhe të mbrojmë votat e tyre. Nuk i kemi shpresat te raportet. Bashkëpunojmë me institucionet ndërkombëtare.