AKTUALITET, 2 Maj 2023, 09:59

Sot do të mbahet seanca në Kushtetuese, shqyrtohet çështja për konfiskimet e ndërtesave me VKM

Sot do të mbahet seanca në Kushtetuese, shqyrtohet çështja

Do të mbahen sot seanca e re për konfiskimet e ndërtesave me vendim të këshillit të ministrave, në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00. Çështja është shtyrë nga anëtarët e Kushtetueses për çështjen e firmave të 2 deputetëve të cilët sot nuk janë me deputete, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me 3 firma të tjera.

Gjykata ka kërkuar shtyrjen e seancën pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë.

Sot 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë, bashkë me Gazment Bardhin dhe Dhurata Çupin.