TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë, ku një i moshuar ka qëlluar më sëpatë gruan e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes"-njoftoi policia.