TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se PD është në negociata me aleatët lidhur me kuotën e mandatave që do të përfitojnë në listën e sigurt.
Kryedemokrati theksoi se “sigurisht që aleatët do të kenë kandidatë”, duke shtuar se rezultati përfundimtar do të bëhet publik.
“Është në negocim e sipër. Sigurisht që aleatët do të kenë kandidatë dhe kjo kuotë është ne negocim e sipër, ka ekzistuar dhe do të ekzistojë ajo, rezultati përfundimtar do të publikohet.
Koalicioni bëhet mbi bazën e një rekordi elektoral dhe nuk mund të shkelmohet”, tha Berisha.