AKTUALITET, 7 Maj 2025, 13:40

Zgjedhjet e 11 majit/ Basir Çollaku paraqitet në SPAK, kandidat i Berishës në listën e hapur të Dibrës

Zgjedhjet e 11 majit/ Basir Çollaku paraqitet në SPAK, kandidat i

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, është paraqitur sot pranë SPAK, vetëm katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit.

Raportohet nga balkanweb se Çollaku ka dorëzuar një kallëzim penal për krim zgjedhor, duke ngritur shqetësime për procesin në zonën që ai përfaqëson.

Detajet e kallëzimit nuk janë bërë ende publike, por besohet se lidhen me veprime që mund të cënojnë standardet e garës elektorale në qarkun ku ai garon.