AKTUALITET, 7 Maj 2025, 11:30

Krujë/ “Rama ik”, kryeministrit i ndërpresin fjalimin: Vdeksha unë për ty, rrofsh! O hudhër! E plase syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj

Krujë/ “Rama ik”, kryeministrit i ndërpresin fjalimin:

Kryeministri Edi Rama ishte duke folur për arritjet e qeverisë, kur në një moment dikush dëgjohet të thërrasë “Rama ik”.

Reagimi i kreut të qeverisë ishte me nota ironie, duke thënë se e priste një reagim të tillë në Krujë, që të plasë, siç u shpreh ai – syri i keq.

“Tani kanë për ta parë në 11 maj”, tha kryeministri Rama.

“Ne nuk konkurrojmë me Gjermaninë. Garën me Gjermaninë e bënte bufi kur ishte në qeveri…aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove.

Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?!

Sa përmenda unë fjalën kënetë. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, tha Rama.