AKTUALITET, 7 Maj 2025, 12:57

'11 maji'/ Drejt fundit të fushatës, PS mban të premten mitingun përmbyllës në fushën pranë Parkut Olimpik

'11 maji'/ Drejt fundit të fushatës, PS mban të premten

Tirana do të jetë stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 majit.

Mësohet se PS do të bëjë mbylljen e fushatës të premten në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik. Në të njëjtën orë, edhe PD do të mbajë mitingun përmbyllës te Bulevardi i Ri.

"Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision.", njoftoi kreu i PD Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale. 

Pritet të mësohen detaje edhe për partitë e tjera. E shtuna është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, shqiptarët do t'i drejtohen kutive të votimit.